Bojë plastike ekologjike ELITE


Bojë plastike ekologjike me cilësi të shkëlqyer për përdorim në ambiente të brendshme.
Produkt që ofron mbulim dhe rezultat të lartë. Ka rezistencë të madhe ndaj larjes së shpeshtë.
Ofron atmosferë të këndshme dhe të pastër për ambientet ku përdoret dhe është i gatshëm për përdorim.
Disponohet edhe në nuancat bazë.
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme)
Përmbajtja maksimale e KOP sipas Direktivës 2004/42/KE është 30 gr/litër (2010). (Kategoria A: ‘’a’’, Tipi: Y, Produkt për përdorim në ambiente të brendshme, me nuancë mat (shkëlqim <25@60º)). Produkti përmban mesatarisht 9 gr/litër.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT
Të ruhet larg fëmijëve. Paketimet e boshatisura të mos përdoren për të ruajtur ushqime. Të shmanget kontakti me lëkurën dhe me sytë dhe rekomandohet që produkti të përdoret pasi të vishet uniforma e dhe syzet e punës, veçanërisht në rastet kur përdoret pompë ose pajisje aplikimi me spërkatje. Në rast kontaktim e lëkurën, lani menjëherë lëkurën me ujë dhe sapun ose me pastrues të posaçëm për lëkurën. Mos përdorni tretës. Në rast kontakti me sytë, lani menjëherë sytë me ujë të bollshëm dhe nëse është e nevojshme kërkoni ndihmë mjekësore. Në rast gëlltitjeje, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregojini mjekut paketimin përkatës ose etiketën e tij. Mos derdhni mbetje të bojës në lavaman, në tualet dhe as në koshin e plehrave. Konsultohuni me autoritetet lokale për asgjësimin e mbetjeve dhe enëve të zbrazëta të paketimit.
Nëse nuk ndjeheni mirë, telefononi QENDRËN E HELMIMEVE ose një mjek.
Kujdes! Gjatë spërkatjes mund të krijohen spërkla të rrezikshme që mund të thithen gjatë frymëmarrjes. Mos thithni gjatë frymëmarrjes mjegullën ose spërklat.
Përmban1,2-benzisotiazol-3(2H)-on, përzierje prej 5-kloro-2-metil-2H-isotiazol-3-on dhe 2-metil-2H-isotiazol-3-on (3:1). Mund të shkaktojë reaksion alergjik.



Χρήσιμα Links
- Υπολογιστής Χρωμάτων
- Υπολογιστής Υγρού Γυαλιού
- Σημεία Πώλησης
- Πολιτική Απορρήτου
- Όροι Χρήσης
- Sitemap
Εταιρεία
Brands

Copyright ©
Tetralux – All Rights Reserved | Powered by Tetralux | Πολιτική Απορρήτου & Όροι Χρήσης