Bojë plastike ekologjike ECOLUX SUPER


ECOLUX SUPER është një bojë plastike ekologjike me cilësi të lartë për përdorim të ambiente të brendshme.
Është bojë miqësore për përdoruesin dhe mjedisin.
Boja është e përshtatshme për lyerjen e mureve dhe tavaneve me suva, prej betoni, materiali qeramik, pllaka ndërtimi të thata, për sipërfaqe të suvatuara, për rilyerje të veshjeve të vjetra etj.
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme):
Përmbajtja maksimale e KOP sipas Direktivës 2004/42/KE, Kategoria A/a, Lloji: Y, “Produkt për përdorim në ambiente të brendshme, me nuancë mat (shkëlqim <25@60º) për mure dhe tavane” është 30g/l (2010). Produkti përmban mesatarisht 9 gr/lt.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT:
Të ruhet larg fëmijëve. Paketimet e boshatisura të mos përdoren për të ruajtur ushqime. Të shmanget kontakti me lëkurën dhe me sytë dhe rekomandohet që produkti të përdoret pasi të vishet uniforma e dhe syzet e punës, veçanërisht në rastet kur përdoret pompë ose pajisje aplikimi me spërkatje. Në rast kontaktim e lëkurën, lani menjëherë lëkurën me ujë dhe sapun ose me pastrues të posaçëm për lëkurën. Mos përdorni tretës. Në rast kontakti me sytë, lani menjëherë sytë me ujë të bollshëm dhe nëse është e nevojshme kërkoni ndihmë mjekësore. Në rast gëlltitjeje, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregojini mjekut paketimin përkatës ose etiketën e tij. Mos derdhni mbetje të bojës në lavaman, në tualet dhe as në koshin e plehrave. Konsultohuni me autoritetet lokale për asgjësimin e mbetjeve dhe enëve të zbrazëta të paketimit. Nëse nuk ndjeheni mirë, telefononi QENDRËN E HELMIMEVEose një mjek.
Kujdes! Gjatë spërkatjes mund të krijohen spërkla të rrezikshme që mund të thithen gjatë frymëmarrjes. Mos thithni gjatë frymëmarrjes mjegullën ose spërklat.
Përmban: 1,2-benzisotiazol-3(2H)-on, përzierje prej 5-kloro-2-metil-2H-isotiazol-3-on dhe 2-metil-2H-isotiazol-3-on (3:1).. Mund të shkaktojë reaksion alergjik.



Copyright ©
Tetralux – All Rights Reserved | Powered by Katerina Gagi